Shefi i Policisë në Burgun e Drenovës, Mariglen Kadiu është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve. Arrestimi i Kadiut mësohet se është bërë pas informacioneve se ai ka lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 15 dhjetor në burgun e Peqinit, ku i dënuari përjetë Sokol Mjacaj, vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, të cilët gjthashtu ishin duke vuajtur dënimet përkatëse.