Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar shumë banesa dhe objekte kanë prani të lartë uji në Durrës. Situata paraqitet e rënduar në ish-Kënetë Shkozet, Sukth, Katundi i Ri. Edhe IEVP Durrës ndodhet nën pushtetin e ujit. Pompa që është vënë në dispozicion për të tërhequr ujin dhe derdhur në pusetë, nuk po funksionon.