Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për një muaj për dy edukatoret të dyshuara për dhunë ndaj një fëmije 3-vjeçar në një çerdhe në Fushë Kosovë. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e ka konfirmuar këtë për Radion Europa e Lirë të mërkurën. Familjarët e 3-vjeçarit publikuan në rrjetet sociale pamjet nga kamerat e sigurisë në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, ku thanë se shfaqen edukatoret duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës.