Burg përjetë është dënimi që Gjykata Themelore e Ferizajt ka dhënë për Dardan Krivaçën, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Marigona Osmani në vitin 2021. Ndërsa, i dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu, u dënua me 15 vjet burgim për vrasje të rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit. Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale si dhe kishte abuzuar e dhunuar në forma të ndryshme.