Burg përjetë dha gjykata e Detroitit në SHBA për Ylli Dedanin i njohur si “Mbreti i Drogës”. 43-vjeçari u kap teksa tentonte të trafikonte tonelata me kokainë me anë të një nëndetëseje me telekomandë. Provat e paraqitura treguan se ai drejtonte një organizatë ndërkombëtare të trafikimit të drogës që peronte mes SHBA, Evropës e Amerikës së jugut. Ai organizonte dërgesat e mëdha të kokainës nga vendet e Amerikës latine drejt Europës. Në vitin 2019 agjentët seuestruan mbi 3400 kiligramë kokainë. Po ashtu ata arritën të vërtetonin se përmes një nëndetëseje nënujore, e cila ishte pajisur me një sistem GPS dhe modem, 43-vjeçari tentoi të transportonte një sasi të madhe kokainë drejt Europës. Por që plamni I tij nuk u finalizua. Dedani kishte planifikuar që nëndetësaj të fikësohej pas një anijeje konteinerësh dhe kur t’I afrohej brigejve euopiane të shkëputej e më pas trafikantët ta merrin atë me anije peshkimi.