Shqipëria vazhdon të përballet me sfida serioze në fushën e paraburgimit, si në drejtim të numrit të lartë të personave në paraburgim, ashtu edhe në kohëzgjatjen e tij, vlerëson Gianluca Esposito, drejtor i përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës. Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare ai tha se situata aktuale paraqet arsye reale për shqetësim.