Inside Story solli mbrëmjen e së mërkurës dy raste raste dramatike kur ashpërsia e masave të sigurisë, në vend të drejtësisë ka prodhuar padrejtësi. Rasti i parë ishte ai i Diana Baçjes, një nënë e re në kufijtë e mbijetesës që dy vite më parë u arrestua për një gjobë të papaguar. Ajo thotë se në kohën që është arrestuar ka qenë lehonë dhe ndalimi i hoqi qumështin nga gjiri. ngjarjen e dy viteve më parë, kur ajo përfundoi pas hekurave. Skandali me arrestimin e saj, nxorri në pah se i gjithë zinxhiri duke filluar që nga prokuroria, gjykata dhe përmbaruesi, ishin treguar të verbër dhe askush nuk kishte dijeni për situatën e saj.