Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ish-drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Elton Varakun, duke e konsideruar si të ligjshëm arrestimin e tij. Varaku u vu në pranga, pasi kërcënoi punonjësit e AKU-së në Durrës, teksa shkatërroi kompjutera dhe objekte të ndryshme pune. Pas marrjes së njoftimit, policia ndërhyri dhe e arrestoi në flagrancë 41-vjeçarin. Kjo sjellje erdhi si pasojë e shkarkimit të tij nga detyra, teksa para togave të zeza, ai u shpreh i penduar, duke kërkuar ndjesë për veprimet e kryera dhe kërcënimet ndaj punonjësve. Ai akuzohet nga prokuroria për shkatërrim prone dhe kanosje. Gjatë dekadës së fundit, 41-vjeçari nga Shijaku ka mbajtur poste të ndryshme drejtuese në Durrës, ndërsa hetimet për incidentin vazhdojnë.