Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Gleard Gusholli, 31-vjeccarit që dhunoi e mbajti peng bashkëjetuesen 28-vjecvcare. Përpara gjykatës ai ka deklaruar se gjithccka e ka bërë nga xhelozia. Ndryshe nga ajo që ka referuar policia e Tiranës, Prokuroria ka rikualifikikuar veprën penale në ngarkim të Gushollit dhe e akuzon këtë të fundit për plagosje, dhunë në familje nëpërmjet kanosjes e kërcënimit për vrasje si dhe heqje të paligjshme të lirisë.