Ky është momenti kur 11 personat e arrestuar në fermën e kanabisit në fshatin Drenovicë të Beratit, mbërrijnë në gjykatë për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj tyre dhe me masën e sigurisë. Izmire dhe Drita Mema, dy gratë që akuzohen se rekrutuan 95 persona për të punuar në femën e kanabsit, mbuluan fytyrën në momentin që mbërritën në gjykatë. Gjyqtari Pëllumb Zaimi vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 11 të arrestuarit, ku më pas ata u shoqëruan në qeli.