Një vit burg vendosi një gjykatë britanike për një 23 vjecar shqiptar, i cili u arrestua në muajin tetor të këtij viti për trafik të lëndëve narkotike. Renaldo Shyti doli përpara gjykatës për tu njohur me dënimin, ndërsa deklaroi se dikush e kishte detyruar për tu përfshirë në këtë punë të paligjshme. Shyti u arrestua në tetor, pasi u kap në flagrancë nga policia britanike me një sasi kokaine të fshehur në automjetin me të cilën qarkullonte.