Kryeministri Edi Rama paralajmëroi reformim të sistemit të furnizimit me ujë, për shkak të abuzimeve që janë bërë deri më tani. Sipas numrit një të qeverisë, do të marrë fund vjedhja e abuzimi me ujin e pijshëm, e njëherësh do të merren masa për heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve.