Top News- Burg kush bën s*ks gjatë udhëtimeve, neni i pazakontë në Draftin e Kodit të Ri Penal
30/01/2026 21:08

Ndërsa pritet që Kodi i ri Penal të shqyrtohet në Kuvendm një risi është ashpërsmi i dënimeve për krimet seksuale, veç atyre terroriste. Krahas neneve që pritet të shqyrtohen për përfshirjet në marrëdhëniet seksuale me të mitur, një risi është dhe një dispozitë që synon të luftojë turizmin seksual dhe format e organizuara të shfrytëzimit. Hartuesit kanë shtuar një pikë nenin 10/n në drafti ku parashikohet ndëshkim penal për organizimin e udhëtimeve me qëllim kryerjen e veprave penale seksuale, pavarësisht nëse këto veprime janë të ndaluara ose jo në vendin ku kryhet udhëtimi. Sipas formulimit, përgjegjësia penale shtrihet jo vetëm mbi ata që përfitojnë financiarisht, por edhe mbi rastet kur udhëtimi organizohet pa shpërblim.“Organizimi i udhëtimeve për të tjerë, përkundrejt shpërblimit apo jo, me qëllim kryerjen e ndonjë prej veprave penale të parashikuara në këtë seksion ose në nenet 114, 114/a/1 dhe 117, pavarësisht parashikimeve ligjore përkatëse në vendin për ku organizohet udhëtimi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.", shkruhet në draft. Me një shembull konkret, nëse organizon një udhëtim dhe ndodh të kryesh marrëdhënie intime me dikë në vendin që keni udhëtuar, dënohesh me burg. Pasoja të rënda parashikohen edhe për personat juridikë. Në rast se një kompani, biznes apo subjekt tjetër juridik përfshihet në organizimin e udhëtimeve për qëllime seksuale, përveç përgjegjësisë penale të individëve, gjykata mund të vendosë edhe mbylljen përfundimtare të subjektit. Drafti i Kodit të ri Penal është në fazë diskutimi dhe mbetet për t’u parë nëse ky nen do të pësojë ndryshime, sqarime apo kufizime përpara miratimit përfundimtar në Kuvend.

Top News -Nxiti të miturit për vjedhje në shkollë/Kapet 22-vjeçari në Lezhë, në hetim 5 adoleshentët
19/03 13:59
Top News – Siguria kibernetike. Rama: Shqipëria renditet e nënta në botë
19/03 13:57
Top News – Përkeqësohet siguria në punë. Gjysma e aksidenteve fatale nëpër kantiere ndërtimi
19/03 13:39
Top News – ‘Po mbifaturon qytetarët’ / PD: OSHEE fatura dyfish më të larta se konsumi
19/03 13:22
Top Channel/ Protesta e fermerëve: Prodhimet shiten shumë lirë. Nuk na janë dhënë dëmshpërblimet
19/03 12:38
Top Channel/ Fermerët e Sovjanit në vështirësi, s’kanë nisur të mbjellin tokën nga lagështira
19/03 12:31
Top Channel/ Polici i burgut të Drenovës humbi jetën në aksident, dalin pamjet e përplasjes
19/03 12:26
Top Channel/ Thyen dyert dhe morën 16 laptopë dhe videoprojektorë, arrestohen autorët
19/03 12:23
Top Channel/ “Arratisja” që i trembi të gjithë, reagimet pasi 14-vjeçarja u zhduk për një ditë
19/03 12:22
Top News – Pedagogët nuk paguhen sipas titujve. Protestë te Artet, paralajmërohet bojkot
19/03 12:15
Top News – Nga e merr naftën Shqipëria! Hormuzi na prek, por bllokimi i Suezit shkakton probleme
19/03 12:14
Top News – Tritoli ndaj agjentit të krimeve / Autori në ‘arrest shtëpie’: S’kam lidhje me ngjarjen
19/03 12:13
Top Channel/Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim
19/03 11:36
Top Channel/ Sulmi në Katar, rritet cmimi i gazit në Europë: Dyfish më lart, nafta 113 USD për fuci!
19/03 11:34
Top Channel/Raporti i Freedom House: Shqipëria e para në Ballkan, lë pas Malin e Zi e RMV-në!
19/03 11:21
Top News – Kuvendi hedh poshtë PD. ‘Deputetët e saj janë pjesë e delegacionit në Bundestag’
19/03 11:11
Top News – Opozita takime në Bundestag. Deputetët e PD – Në fokus, lufta kundër korrupsionit
19/03 10:55
Top Channel/ I vendosi tritol automjetit të agjentit të krimeve, zbardhet dëshmia: Nuk kam lidhje…
19/03 10:52
Top News – Korrupsioni na trishton. Shqiptarët të parafundit në Europë për lumturinë
19/03 10:41
Top News – Të lirë, por të korruptuar. Raporti i Freedom House për Shqipërinë, më mirë në rajon
19/03 10:24
DIGITALB DIGITALB