Gjykata e Tiranës ka lënë në burg edhe inspektorin tjetër të IMT Klajdi Zhilla, i dyshuar për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe të korrupsionit në vlerën 1 mijë euro për mos heqjen e një tende në zonën e Kombinatit në Tiranë. Inspektori Zhilla, u vetëdorëzua disa ditë pas operacionit të policisë dhe SPAK ndersa të shtunën u la në burg dhe inspektori tjetër Gerald Fuçia. Brenda seancës gjyqësore mësohet se Klajdi Zhilla dhe avokati I tij, Andi Skënderi kanë mohuar akuzat.