Vdekja e 35 vjecarit Arbër Ferati dy ditë më parë, solli një situatë të pazakontë në spitalin e Vlorës, ku familjarët e viktimës u përplasën me ekipin mjekoligjor dhe me një efektiv policie. Pamjet filmike që ndiqni, të regjistuara më datë 19 qershor rreth orës 14.17 minuta, tregojnë momentin kur familja e 35 vjecarit përplaset fizikisht me punonjësit e spitalit. Shkak për këtë u bë një incident me derën e autoambulancës së Orikumit, e cila po transportonte Feratin në spital, fill pasi këtë të fundit e zuri korrenti në momentin që gjendej brenda autokombanjës dhe ishte duke punuar tokën.