Me 15 vota pro komisioni i ligjeve i dha dritën jeshile propozimit të deputetes Ermonela Felaj për ndryshimet në ligjin e komisioneve hetimore, duke rrëzuar draftet e demokratëve Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho. Mosmiratimi i kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, ishte pikënisja e kaosit të shkaktuar në kuvend. Por, sipas Felajt, abuzimi me këto komisione i kthen në joefektive, ndaj është domosdoshmëri ndryshimi i ligjit.