Bullgaria pritet të dërgojë një kontigjent prej 300 trupa në Kosovë, që do ti bashkohen Forcës Rezervë Operacionale të Forcës së NATO-s, KFOR. “Forcat e Armatosura Bullgare, veçanërisht me misionin jashtë vendit, po përmbushin politikën e qeverisë për të kontribuar në stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Dua të theksoj se urdhri për aktivizimin e kontingjentit ka ardhur të premten në mbrëmje”, tha shefi i Mbrojtjes, Admirali Emil Eftimov para ceremonisë. Shefi i Mbrojtjes tha se trupat bullgare janë të përgatitur, të certifikuar dhe se beson se do t’i përmbushin detyrat.