Parlamenti bullgar ratifikoi të mërkurën marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë. Në deklaratën pas votimit, parlamenti thotë se marrëveshja bazohet në parimet e trajtimit të barabartë të personave, eksportit të përfitimeve dhe pensioneve, zbatueshmërisë së një legjislacioni në lidhje me detyrimin e sigurimit dhe grumbullimin e periudhave të sigurimit.