Bullgaria i ka prerë shpresat Shqipërisë për hapjen e negociatave në samitin e ardhshëm europian. Ka qenë Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, ajo që në një komunikatë të publikuar në Sofje, shprehet se deri në fund të presidencës franceze nuk ka kushte për zgjidhjen e ngërçit me Maqedoninë e Veriut.