Bullgaria, e cila ka filluar të lehtësojë masat e izolimit, ka hequr një ndalim të hyrjes së vizitorëve nga vendet e Bashkimit Evropian dhe atyre të zonës Shengen, tha ministria e Shëndetësisë bullgare. Në mes të muajit mars, vendi anëtar i Bashkimit Evropian, ndaloi hyrjen për udhëtarët nga shumë vende, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Ministria e Shëndetësisë tha se heqja e ndalimit përfshin gjithashtu: San Marinon, Andorrën, Monakon dhe Qytetin e Vatikanit.