Pas suksesit të edicionit të parë, Konkursi Ndërkombëtar “Ëanderlust in Albania” është rikthyer edhe këtë vit, duke u kthyer në një platformë të jashtëzakonshme për të promovuar bukuritë natyrore, kulturore dhe historike të Shqipërisë përmes syve të udhëtarëve nga e gjithë bota. Ceremonia e ndarjes së çmimeve shpalli 33 fitues të zgjedhur nga juria profesionale, si dhe 3 fitues të votuar nga publiku përmes profilit zyrtar në Facebook të Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Gjithashtu, u nderuan 4 Ambasadorë të Promovimit të Turizmit Shqiptar, ndërsa në total u ndanë 40 çmime në 11 kategori të ndryshme.