Ekonomia shqiptare po përballet me një dobësim të vazhdueshëm të sektorëve prodhues, teksa viti 2025 shënoi rënien e pestë radhazi në bujqësi dhe të dytën në industri. Sipas të dhënave të INSTAT, bujqësia u tkurr me 1.95%, ndërsa industria me 3.15%, duke konfirmuar një trend negativ që po vijon edhe në fillim të këtij viti, i ndikuar kryesisht nga ecuria e dobët e eksporteve.