Konfindustria ka reaguar e shqetësuar për tregun financiar të mikrokredive në Shqipëri, që sipas saj po merr më shpejtësi formën e sistemit të fajdeve. Ajo bën përgjegjëse për këtë Bankën e Shqipërisë, duke theksuar se kjo e fundit si institucioni rregullator i ngarkuar me ligj për tregjet financiare, me veprimet dhe mosveprimet e saj është fajtore për gjendjen e rëndë të krijuar.