Banka e Shqipërisë ka blerë 120 milionë euro në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Shifra është gati 80 për qind e shumës që banka ka planifikuar që të blejë për këtë vit. Nga të dhënat zyrtare të bankës, 75 për qind e shumës së blerë, ose gati 95 milionë euro, janë blerë në tremujorin e dytë të këtij viti, në muajt prill, maj dhe qershor, që përkojnë edhe me rënien më të fortë të euros ndaj lekut.