Kryeministri Edi Rama thotë se me vendimin për të hequr pezullimin e zv.Kryeministres Belinda Balluku, Gjykata Kushtetuese eliminoi një precedent unik në botë dhe një brutalitet alla shqiptarçe në interpretimin e ligjit. Sipas Ramës, kërkesa e SPAK për pezullimin e Ballukut dhe më pas vendimi i Gjykatës së Posaçme, që miratoi këtë kërkesë goditi organizimin demokratik të shtetit. rama - Gjykata Kushtetuese hoqi pezullimin e zv. Kryeministres dhe vendosi ta gjykojë çështjen në themel në fund të janarit. Në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps nga gjykata me e lartë e vendit, një brutalitet alla shqiptarçe në interpretimin e ligjit, i cili goditi organizmin demokratik të shtetit. Kryeministri këmbëngul se në rastin Balluku, prokuroria dhe gjykata e posaçme hynë në territorin e tij të kompetencave.