Gjendja jo e mirë shëndetëosre e mbretëreshës Elizabetë ka alarmuar Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa bëhet me dije se 7 anëtarë të familjes mbretërore mbërritën në aeroportin e Aberdeen-it. Mbretëresha është vendosur nën mbikëyrje mjekësore në rezidencën e vet mbretërore në Balmoral në Skoci, e cila prefereohet së tepërmi prej saj. Duka i Jorkut- princi Andrew- është nisur me urgjencë drejt Skocisë; të njëjtën gjë ka bërë dhe Konti i Wessex, Edward ndërsa princesha Anne ndodhet tashmë atje, e princi Charles gjithashtu. Pallati mbretëror është në heshtje të plotë sa i përket dhënies së informaciuonit mbi gjendjen shëndetësore të mbretëreshës, ndërkohë BBC pohoi se një gjendje e tillë nuk është regjistruar më parë.