Top News/ Britania, vaksina për humbje peshe…Kështu obezët do të rikthehen në punë
16/10/2024 14:55

Propozimi për t'u dhënë gjilpëra për humbje peshe personave të papunë që janë obezë mund të jetë "shumë i rëndësishëm" për ekonominë dhe shëndetin tonë, ka thënë kryeministri britanik për BBC. Keir Starmer tha se ai është i ndërgjegjshëm se nevojiten më shumë para për shërbimin shëndetësor në britani dhe qeveria gjithashtu duhej të "mendonte ndryshe" për të lehtësuar presionin mbi sistem. Komentet e tij erdhën pasi Sekretari i Shëndetësisë, Ëes Streeting, tha se vaksinat mund të jepeshin për të ndihmuar njerëzit të kthehen në punë. Disa injeksione janë përshkruar tashmë në NHS për trajtimin e obezitetit, si dhe për njerëzit me diabet. Streeting tha se ilaçet mund të "ndryshojnë jetën" për shumë individë. Keir Starmer thotë ndërkohë se ato do të ishin "shumë të dobishme" për njerëzit që duan dhe kanë nevojë të humbin peshë. Në një opinion për The Telegraf, sekretarja e Shëndetësisë ka shkruar: “Obeziteti po ngarkon edhe shërbimin tonë shëndetësor. Përfitimet afatgjata të këtyre barnave mund të jenë monumentale në qasjen tonë për të trajtuar obezitetin". Anketa e fundit e NHS për Shëndetin, për Anglinë, tregon se në vitin 2022, 29% e të rriturve në Angli ishin obezë dhe 64% konsideroheshin mbipeshë. Sëmundjet që lidhen me obezitetin i kushtojnë NHS-së 11 miliardë paund në vit, tha Streeting. Obeziteti ka qenë gjithashtu i lidhur me zhvillimin e diabetit të tipit 2, me NHS që shpenzon rreth 10 miliardë paund në vit ose 9% e buxhetit të saj, për t'u kujdesur për njerëzit me diabet. Deklaratat vijnë pasi qeveria njoftoi një testim në një periudhë pesëvjeçare në Mançester, të ilaçit për humbje peshe Mounjaro. Prodhuesi i tij, Lilly, kompania më e madhe farmaceutike në botë, po investon 279 milion paundë për testimin që do të shqyrtojë nëse përdorimi i ilaçit do të reduktojë papunësinë dhe barrën e NHS-së. Zyrtarët e shëndetësisë kanë sugjeruar që shpërndarja e ilacit në të gjithë Anglinë duhet të jetë i shkallëzuar, për shkak të niveleve të larta të parashikuara të kërkesës. Gati 250,000 njerëz pritet të marrin injeksionin Mounjaro gjatë tre viteve të ardhshme, thanë zyrtarët. Sekretari i shëndetësisë shtoi se nga injeksionet për humbje peshe mund të përfitojë edhe ekonomia, pasi do të reduktonin numrin e ditëve të raportit shëndetësor për shkak të obezitetit. "Sëmundjet e shkaktuara nga obeziteti bëjnë që njerëzit të marrin mesatarisht katër ditë shtesë raport në vit, ndërsa shumë të tjerë detyrohen të largohen nga puna fare," tha ai.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02