Top News/ Britania sjell trupa shtesë në Kosovë / Më shumë se 300 ushtarë për stërvitje me KFOR-in
18/09/2024 14:31

Më shumë se 300 trupa nga Mbretëria e Bashkuar do të dislokohen në Kosovë për ato që misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR, thotë se janë ushtrime rutinore. Këto ushtrime do të mbahen nga 18 shtatori deri në fund të tetorit, ka njoftuar KFOR-i nëpërmjet një komunikate, pa dhënë hollësi se në ç’vend do të zhvillohen ato. Kontingjenti britanik, nga Regjimenti Mbretëror i Jorkshërit, do të kryejë një sërë aktivitetesh stërvitore, së bashku me trupat e tjera të KFOR-it, gjatë dislokimit të përkohshëm të tij. KFOR-i ka njoftuar se stërvitjet kanë për qëllim “të testojnë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në kuadër të misionit".Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur, po ashtu, se stërvitjet do të mbështesin gatishmërinë e KFOR-it “për t’iu përgjigjur zhvillimeve relevante të sigurisë”. Njoftimi për dislokimin e trupave shtesë dhe për stërvitje u bë disa javë pasi KFOR-i zhvilloi atë që e quajti trajnim mbi urën e Ibrit, që ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë.

Top News – Trump del garant. Izraeli nuk do përdorë armët bërthamore ndaj Iranit
16/03 23:00
Top News – 75 mijë trupa kundër karteleve. Ekuadori nxjerr ushtrinë kundër bandave të drogës
16/03 22:00
Top News – Sistem antidron britanik kundër Iranit. Londra mendon testimin në Lindjen e Mesme
16/03 21:00
Top News- 400 mln fuçi nafte nga rezervat. IEA gati të ndërhyjë, Irani: Hormuzi, mbyllur për armiqtë
16/03 20:00
Top News – Britania nuk bashkohet në luftë / Starmer: Hapja e Ngushticës së Hormuzit s’është e lehtë
16/03 15:27
Top News – Tregoni vuajtjet e luftës…! Papa, thirrje mediave: Mos amplifikoni propagandën
16/03 15:18
Top Channel/ Ozempic shkëput kockat? Studimi: Ilacat GLP-1, ndikim edhe tek nyjet!
16/03 15:02
Top Channel/ Njerëzit e vështirë ju plakin, studimi: Trupi, plakje shtesë biologjike cdo vit!
16/03 15:01
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:55
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:49
Top News – Raketa bie mbi makinë, vdes shoferi / Aeroporti i Dubait në flakë, kaos në udhëtime
16/03 14:22
Top News – Luftanijet britanike do fundosen nga Irani / A do t’i nisë Starmer drejt Hormuzit?
16/03 14:20
Top News – E merr Hormuzin me 2500 marinsa / Trump sjell ‘911’ e Amerikës, ‘do çlirojnë’ ngushticën
16/03 14:14
Top News – Ngjitja e Polonisë nga gërmadhë post-Komuniste në një nga 20 ekonomitë e mëdha të botës
16/03 14:13
Top News – Pse Franca po blindon Lindjen e Mesme / Macron po përgatitet për bisedimet e pasluftës
16/03 12:30
Top News – Trump kërcënon NATO-n / ‘E ardhme shumë e zymtë nëse nuk ndihmon në Hormuz’
16/03 12:21
Top Channel/ Bie fertiliteti në Europë, por Shqipëria mes “më të mirëve”!
16/03 12:10
Top News – Fushatë elektorale në sauna / Djersitje dhe politikë ndryshe në Kopenhagen
16/03 12:02
Top News – Kuba e ka radhën pas Iranit / Trump thotë se bisedimet vazhdojnë, veprim më vonë
16/03 11:57
Top Channel/ Trump paralajmëron NATO-n: “Do e keni punën pisk po s`na ndihmuat me Hormuzin”!
16/03 11:18
DIGITALB DIGITALB