Top News- Britania, ‘non grata’ politikanë shqiptarë!/27 zyrtarë, bashkëpunojnë me mafian
21/07/2022 18:17

Britania e Madhe tronditi të enjten skenën politike shqiptare pasi njoftoi se ka vënë nën sanksione një numër të madh personash të njohur politikë dhe me lidhje me politikën për shkak të korrupsionit madhor. Vendimi i publikuar fillimisht në faqen e vetë qeverisë britanike, u konfirmua edhe nga i dërguari special i kryeministrit britanik për Ballkanin, Sër Stuart Peach përmes një statusi në Tëitter. Edhe pse nuk ka emra konkretë, Peach paralajmëron se Britania e Madhe ka gati një listë me 27 zyrtarë që do t'ju ndalohet hyrja në territorin britanik. Peach bën me dije se lista me 27 individë ka në përbërje biznesmenë dhe politikanë shqiptarë, pa lënë pas edhe zyrtarë, të cilët kanë lidhje të fota me politikën. Sipas tij, këta persona kanë kryer korrupsion, i cili është i ditur botërisht dhe kanë patur lidhje të forta me krimin duke marrë mbështetje prej tyre. Bëhet fjalë për individë që janë aktivë në jetën politike, në biznes dhe me organizatat kriminale, të cilët në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur zgjedhjet dhe kanë shantazhuar votuesit. Mbështetja që disa personazhe publike marrin nga kriminelët në këmbim të korrupsionit të tyre mbyt zërin e popullit shqiptar. Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë të jenë një problem madhor në politikën shqiptare. Për sa kohë që politikanët janë në gjendje të punojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike. Peach paralajmëron skenën politike shqiptare nuk thënë se korrupsoni dhe veprimet kriminale nuk do të mbeten pa pasoja. Sipas tij, krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri - dhe më gjerë në rajon – nënkupton gjithashtu se shuma të mëdha fondesh shtetërore, të mbledhura nga taksapaguesit e zakonshëm, nuk arrijnë kurrë në shkollat, spitalet dhe rrugët që u duhen shqiptarëve.

Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58