Britania e Madhe ka reaguar pas kërkesës publike të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për trupa shtesë, si masë mbrojtjëse nga kërcënimet serbe për pushtimin e vendit. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Britaninë e Madhe, I është përgjigjur interesimit të Top Channel, teksa shprehet se Mbretësia e Bashkuar vazhdon të jetë mbështetës i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës dhe se aktualisht është e vendosur në Kosovë.