Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha të enjten në Prishtinë se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën në aspiratat e saj duke përmendur këtu procesin e njohjeve të reja. Gjatë një deklarate para mediave, i shoqëruar nga ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, Cameron theksoi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor duke thënë se Britania e Madhe po investon për këtë.