Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer do të zhvillojë një takim urgjent pasditen e kësaj të marte në sallën e informimit të Zyrës së Kabinetit, COBRA në lidhje me pasojat ekonomike nga lufta në Lindjen e Mesme. Cobra është vendi ku ministrat dhe zyrtarët e lartë mblidhen në kryeqytet për të koordinuar reagimin emergjent ndaj një krize. Starmer më herët ka deklaruar se për të është shumë e rëndësishme siguria dhe monitorimi hap pas hapi i situatës ekonomike.