Ekonomia e Britanisë së Madhe ra zyrtarisht në recension në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Shifrat e publikuara nga autoritetet vendase tregojnë se prodhimi i brendshëm bruto i ekonomisë së gjashtë më të madhe në botë tregojnë se ajo u tkurr me 0.3 për qind. Shifra sugjerojnë se politikat e Kryeministrit Rishi Sunak nuk kanë dhënë ende efekte, ndërsa premtimet e tij para zgjedhjeve që mbahen brenda këtij viti për nxitjen e ekonomisë janë ende në letër.