Top News- Britania duhet të jetë gati për luftë! Plan 1.5 miliardë paundësh, Starmer ‘ngre’ ushtrinë
01/06/2025 15:13

Britania duhet të jetë gati për të luftuar dhe për të fituar një luftë kundër shteteve me forca ushtarake të përparuara, tha kryeministri Keir Starmer, ndërsa qeveria e tij njoftoi një plan prej 1.5 miliardë paundësh për të ndërtuar të paktën gjashtë fabrika të reja armësh dhe eksplozivësh. Paralajmërimi i Starmer erdhi një ditë para se ai të publikojë një përmbledhje të gjerë të aftësive ushtarake të Britanisë. Mbretëria e Bashkuar dhe vendet në të gjithë Evropën po përpiqen me shpejtësi të rrisin industritë e tyre të mbrojtjes pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se kontinenti duhej të merrte më shumë përgjegjësi për sigurinë e vet. "Ne po kërcënohemi drejtpërdrejt nga shtetet me forca ushtarake të përparuara, kështu që duhet të jemi gati për të luftuar dhe për të fituar", shkroi Starmer në një artikull për gazetën The Sun, të dielën, duke përmendur si shembuj pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe bashkëpunimin e saj me Iranin dhe Korenë e Veriut. Ministri i Mbrojtjes John Healey në anën tjetër njoftoi programin e investimeve në municione në një intervistë për BBC të dielën, duke e përshkruar atë si "një mesazh për Moskën", si dhe një mënyrë për të stimuluar ekonominë e ngadalsuar të vendit. Ministria e Mbrojtjes tha edhe se do të sigurojë deri në 7,000 armë me rreze të gjatë veprimi, të prodhuara në Britani. Investimi shtesë do të thotë që Britania do të shpenzojë rreth 6 miliardë paundë për municione, tha Ministria e Mbrojtjes.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58