Britania e madhe do të intensifikojë programin e trajnimit për ushtarët ukrainas dhe planet për këtë po diskutohen me shefat e ushtrisë, tha sekretari i ri i mbrojtjes. Në një intervistë për britaniken The Telegraph, Grant Shapps, tha se ai kishte zhvilluar bisedime me liderët e ushtrisë për më shumë trajnim dhe prodhim të pajisjeve ushtarake në ukrainë. Ai po ahstu i kërkoi më shumë kompanive britanike të mbrojtjes që të ngrenë fabrika në Ukrainë.