Një vogëlush 11 muajsh po lufton për jetën në Britani, pasi u diagnostikua me koronavirus. Ares Banister është aktualisht i shtruar në spital, në Leicester Royal Infirmary, ku mbërriti me temperaturë të lartë. E ëma, Jodie Banister, tha se kishte ndjerë “një frikë të menjëhershme dhe panik” kur kishte mësuar se i biri që prekur nga Covid 19. 30 vjecarja ka dhe tre fëmijë të tjerë.