Një breshkë detare ka dalë në bregdetin e Durrësit duke mbledhur rreth saj, pushuesit kureshtarë. Breshka u konstatua në sektorin ”Rinia” nga policia kufitare e Durrësit që njoftoi më pas autoritetet e mjedisit për të kryer veprimet e përcaktuara në protokoll për mbrojtjen e specieve detare.