Një plagosje për shkak të detyrës është regjistruar në Kallmet të Lezhës mesditën e kësaj të premte. Kreu I Njësisë Administrative Kallmet, Besnik Simoni ka marrë 3 plumba në trup e është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Autori I krimit dyshohet se është Altin Marku, I cili është larguar menjëherë pas krimit. Marku I ka bërë pritë Simonit e më pas ka shtënë me pistoletë drejt tij, duke e lënë përtokë të plagosur.