Policia Kufitare dhe Nëjsia Policore Detare, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë, ndaj mjeteve lundruese, kryesisht ndaj atyre të argëtimit për verifikimin e dokumentacionit dhe zbatimin e rregullave të lundrimit. Sipas Policisë, nga 132 mjete lundruese të kontrolluara gjatë ditëve të fundit, nga Ksamili në Sarandë, 41 rezultuan në paligjshmëri.