Dy shqiptarë dhe dy shtetase braziliane janë vënë nën hetim, pasi kishin kthyer një banesë të marrë me qira në fole prostitucioni. Policia e Durrës ka bastisur një shtëpi në zonën e Vollgës, e cila ishte përshtatur për aktivitetin e ushtrimit të prostitucionit. Pas kontrollit të kryer, u sekuestruan cilësinë e provës materiale shuma parash në valutë vendase e të huaj, pasaportat e dy shtetaseve, blloqe shënimesh dhe 8 celularë. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Ky aksion vjen të vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e prostitucionit, si dhe për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.