Një 26-vjeçare e denoncuar si e zhdukur nga i vëllai është gjetur nga policia pas 7 ditësh. Sipas policisë Aureta Çauli, për të cilën i vëllai dyshonte se mund të ishte rrëmbyer, është gjetur në qytetin e Elbasanit ku bashkëjetonte me të dashurin e saj që sapo ishte kthyer nga Italia.