Në ndërkohë që mbahej seanca ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në ambjentet e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion u paraqit edhe socialisti që synon të jetë kandidat për ta pasuar në detyrë. Deputeti Erion Braçe zgjodhi të ishte fjalëpak dhe të mbante një distancë etike ndaj procesit që po ndiqet për Veliajn, megjithatë u kujdes të kujtonte parimin e prezumimit të pafajësisë.