Aksionin për faturat e fiskalizuara të bulmetit dhe mishit, deputeti socialist, Erion Braçe nuk e konsideron rikthim të sigurisë ushqimore, por varrosjen e një punëtori. Sipas tij, ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar ka disfavorizuar fermerin, dhe e ka bërë të pafuqishëm ekonomikisht për të qënë konkurues në treg dhe për të qenë njëkohësisht edhe i formalizuar. Braçe sjell rastin e një baxhoje në Divjakë, ku janë sekuestruar 33 mijë kilogramë djathë. Braçe: “Administrata tatimore dhe aku kane ushtruar kontroll ne nje baxho te vogel ne zharnec-divjake; tek tan mebelli, baxhoja e tij. ne perfundim te kontrollit i kane sekuestruar 33.000 kg djathe-produkt i muajve te tere per sezonin turistik dhe i kane vendosur edhe 40.000.000 leke gjoba!!!! Mos u habisni, e dija qe keshtu do te shkonte e perfundonte; I kane kerkuar faturat e qumeshtit marre nga blegtoret, fshataret-troc, i kane bere inventar dhe ja kane marre djathin dhe do i marrin dhe parate!” Braçe sfidoi publikisht ministren e bujqësisë, Anila Denajn të bëjë analizat e djathit të sekuestruar në Divjakë, për të parë sesa i sigurt është për shëndetin e qytetarëve.