Seanca parlamentare e kësaj të enjteje ka nisur me interpelancën e thirrur nga deputeti socialist Erion Braçe ku me nota ironia tha se sektori i bujqësisë nuk është mirë, ndryshe nga sa paraqitet nga qeveria. Ai tha se bujqit po “shtrydhen” nga tregtarët, pasi këta të fundit po marrin fitime marramendëse, në ndryshim nga bujku.