Deputeti socialist, Erion Braçe ngriti shqetësimin se edhe pas shtrenjtimit të naftës dhe benzinës, në tregun e karburanteve ka evazion fiskal, fatura tatimore të cilat nuk priten pas shitjeve dhe që sipas Braçes do të duhet të jenë në vëmendjen e administratës tatimore. “Ne të vëmë në eficencë më në fund sektorin tonë të hidrokarbureve në prodhim dhe në rafinim. E fundit gjë që kam: po si ka mundësi që edhe në të tilla kushte, edhe kur paguajmë 224 lekë litrin e naftës, atje në pompë më kanë çuar disa video: I pyesin e do faturën? A e do faturën? Po çfarë dmth a e do faturën? Ku raportohet ajo blerje për të cilën nuk merret fatura? A është evasion fiskal ky me çmime edhe më të rritura?”