Erion Braçe është vetëofruar si një kandidat potencial i socialistëve për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore që mbahen vitin e ardhshëm. Ambicia është shprehur fillimisht gjatë një takimi që deputeti socialist ka pasur me strukturat e partisë në njësinë 5 të kryeqytetit, aty ku edhe u zgjodh ligjvënës në zgjedhjet parlamentare të majit të vitit të kaluar.