Nga 1 shkurti, Euroja është zyrtarisht monedha zyrtare e Kosovës, teksa pas vendimit të Bankës Qëndrore, asnjë transaksion kesh nuk mund të kryhet me monedha të tjera. Ky vendim u interpretua si një ‘luftë’ ndaj dinarit serb, që përdorej nga serbët në veri të vendit dhe u pasua me kritika të shumta nga Beogradi zyrtar, teksa përfaqësues të BE-së dhe ShBA-ve kanë paralajmëruar se mund të ketë tensione.