Banka Qendrore Europiane njoftoi një tjetër rritje të normës së interest për monedhën europiane Euro, këtë herë nga 3.5% në 3.75 %. Lajmin e dha drejtuesja e BQE-së Christiane Lagarde në një deklaratë, teksa vlen të theksohet se kjo është hera e 9 që rritet norma e interesit në Euro, që prej korrikut të vitit të kaluar. Megjithatë drejtuesja e Bankës Qëndrore Europiane la të hapur mundësinë e një tjetër rritjeje në muajin shtator, teksa tha se gjithЋka do të varet nga evoluimi i inflacionit gjatë dy muajve të ardhshëm.