Policia e shtetit ka referuar në Prokurori deklarimet lidhur me plagosjen e efektivit të Shqiponjave, Edlir Alleshi nga 40 vjecari Klered Bozhanaj. Tre kolegë të efektivit, në dëshminë e tyre kanë treguar të gjithë ngjarjen, që nga momenti kur autori ui largua me shpejtësi pasi pa shërbimet policore, e deri te plagosja e efekvitit të Shqiponjave. Tedi Koldashi, Sokol Mullaj dhe Ardion Shukullari thonë në dëshminë e tyre se gjatë patrullit me 2 motorë, rreth orës 18. 50 minuta në kompleksin Xhura, konstatuan 40 vjecarin Klered Bozhanaj, i cili po pinte cigare në lulishte dhe pasi policia iu prezantua, ky shtetas tha ik më lini rehat dhe më pas u largua me shpejtësi duke hyrë brenda një pallati.