Kontrollet e Policisë së Shtetit me urdhër të Gjykatës së Tiranës kanë gjetur paligjshmëri në 30 klinika estetike. Operacioni policor i koduar Botulinum toxin, i cili synonte të godiste rastet e kontrabandimit dhe tregtimit të jashtëligjshëm të produktit mjekësor të njohur si Botox, nga klinikat estetike ccoi në praga administratorin e një subjekti që kontrabandonte dhe magazinonte produktin në fjalë si dhe furnizonte klinikat me të.